Retorika mbi kandidatët, Meta thirrje Ramës: Të kërkojë ndjesë publike, i papranueshëm fjalori ordiner

11 Mars 2021 | 08:02

Presidenti Meta reagoi ashpër ndaj një takimi prezantues të kandidatëve të Partisë Socialiste nga kryeministri Edi Rama, i cili krahasoi kandidatët e partisë së tij me ata të opozitës.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Rama t’i kërkojë ndjesë kandidates për deputete të Partisë Demokratike, Grida Duma dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner.

Meta thotë se e dënon me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik ndaj Grida Dumës, si zonjë dhe nënë e një fëmije të mitur.

Për Metën, asnjë ndarje politike s’mund t’i japë të drejtë sulmeve të papranueshëm. Ditën e djeshme Rama ironozoi me Dumën duke e krahasuar me kandidatin socialist në Kavajë, Etjen Xhafaj.

“Duke besuar në reagimin e fuqishëm të shoqatave që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të grave, i bëj thirrje Kryeministrit ende në detyrë, të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj zonjës Duma”, shprehet kreu i shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026