Rezoluta anti-korrupsion, Taulant Balla: Domosdoshmëri jetike për vendin
Ministri i Punëve të Brendshme Taulant Balla tha se votimi i rezolutës anti-korrupsion është një domosdoshmëri jetike për vendin dhe shoqërinë në Shqipëri.
“Është domosdoshmëri, jetike për vendin e për të ardhmen fillimi i luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe fillimi i luftës kundër pandëshkueshmërisë”,-tha Taulant Balla.
Balla tha gjithashtu se transformimi digjital i vendit ka ndikuar në uljen e korrupsionit në vend, ndërsa shtoi se tashmë po punohet që qytetarët shqiptar të kenë identitetin digjital si ën disa nga vendet më të përparuara të Europës.
“Vetëm për 2 vite janë 11.5 milionë certifikata elektronike lëshuar te qytetarët duke u kursyer lekë e kohë çdo qytetari. Risia e shërbimeve online i ka mundësuar çdo shtetasi shqiptar pa qenë nevoja të kontaktojë nënpunës të gjendjes civile.
Jemi në një proces të rëndësishëm të transformimit digjital. Ne do të vijmë në Kuvend për ndryshimet ligjore dhe shumë shpejt do kemi mundësinë që qytetarët shqiptar të kenë identitetin digjital”,-tha Taulant Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren