REZULTATET/ Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, kryesojnë kandidatët e PS
Pas mbylljes së qendrave të votimit, në 5 bashkitë ku zhvillohen zgjedhjet e pjesshme ka nisur numërimi i votave. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi kishte parashikuar fillimin e procesit rreth orës 22:00, por kutitë e para janë hapur më herët.
Sipas të dhënave paraprake në Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Mat, kryesojnë kandidatët e Partisë Socialiste me një diferencë të madhe votash nga kandidatët e pavarur.
Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 18.45% e 334,539 qytetarëve me të drejtë vote në pesë bashkitë. Mat ka shënuar pjesëmarrjen më të lartë me 39.36%, e ndjekur nga Tepelena me 34.63%, Cërriku me 25% dhe Berati me 19.98%. Pjesëmarrja më e ulët u regjistrua në Vlorë, me vetëm 12.54% të zgjedhësve që morën pjesë.
Cërrik, kryeson kandidati i PS me 75%

Në Cërrik janë numëruar 17 nga 57 kuti në total. Deri tani, kandidati i Partisë Socialiste, Florenc Doka, kryeson me një avantazh të ndjeshëm, duke marrë 2046 vota, ose 75 % të totalit të numëruar.
Në vend të dytë renditet Amarildo Hoxha, kandidat i pavarur, me 355 vota 13.09%, ndërsa Eligert Hima i Shtëpisë së Bardhë ka marrë 301 vota, që përbëjnë 10.69% të votave të deritanishme. Numërimi vijon në qendrat e tjera të votimit të bashkisë Cërrik.
Berat, ja me sa vota kryeson kandidati i PS
Në qytetin e Beratit ka nisur procesi i numërimit të votave të hedhura gjatë ditës së sotme në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore. Në total, do të numërohen 116 kuti votimi për të përcaktuar vullnetin e zgjedhësve beratas.
Deri tani janë hapur 10 kuti, ku kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, me 1105 vota. Ndërsa kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, ka marrë 227 vota.
Kreu i PS Vlorë: Fiton Mersini. Pjesëmarrja e ulët s’e zbeh rezultatin
Bashkëkryetari i Partisë Socialiste në Vlorë, Klevis Kaso, ka folur pas numërimit të kutive të para. Duke komnetuar rezultatin paraprak ai thotë se PS ka arritur një fitore të padiskutueshme me kandidatën Brunilda Mersini.
Sipas Kasos, pjesëmarrja e ulët në votime është ndikuar nga një sërë faktorësh, përfshirë motin dhe natyrën e zgjedhjeve të pjesshme. Pot ai thotë se pjesmarrja e ulët nuk ndikon në legjitimitetin e procesit.
“Procesi ka vijuar normalisht dhe pritet të përfundojë pa asnjë problem. Sot do të kemi edhe shpalljen zyrtare të fitueses,”- deklaroi Kaso.
Hapet kutia e parë në Berat, socialistët fitojnë mbi 90 përqind të votave
Në Berat është hapur kutia e parë në KZAZ 67, ku kryeson kandidati socialist Ervin Ceca 145 vota, ndjekur nga i pavaruri Pavllo Shkarpa 8 vota ndërsa 6 vota janë shpallur të pavlefshme.
Ky është rezultati i parë nga Berati për zgjedhjet e pjesshme.
Numërohet kutia e parë në Tepelenë, kandidati i PS kryeson me diferencë të thellë
Pas përfundimit të procesit të votimit këtë të diel, ka filluar numërimi i votave në Bashkinë Tepelenë.
Sapo është numëruar kutia e parë, e cila ka rezultuar në një avantazh të thellë për PS.
Në kutinë e parë të Nivicës, kandidati i PS, Gramoz Sako, ka marrë 199 vota, ndërsa Gabriel Guma vetëm 6 vota.
Ndërsa në fshatin Sinanaj, Gramoz Sako i PS ka marrë 111 vota, ndërsa Gabriel Guma, ka marrë 26 vota.
lajmi ne perditesim
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit