Rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit, Rama: Do të përfundojë në fillim të vjeshtës

15 Janar 2024 | 13:02

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një mesazhi në rrjete sociale se kur pritet të përfundojë rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit në Shkodër.

Kreu i qeverisë njofton se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe xhamia pritet të jetë e hapur për besimtarët dhe vizitorët në fillim të vjeshtës.

“Brenda vjeshtës së këtij viti, Xhamia e Plumbit do të jetë gati për besimtarët dhe vizitorët.

Punimet po ecin me ritme të shpejta për ta kthyer aty ku i takon këtë objekt kulti të veçantë, të cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botë”, shkruan Rama në facebook.

Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit (është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. E ndërtuar vitet 1773-1774, ajo është ndërtesa më e madhe osmane në të gjithë vendin.

Të dhënat e kronikës së Jusuf Tabakut dëshmojnë se xhamia u ndërtua me gurë të sjellur me sistem zinxhir, dorë më dorë, prej Gurit të Zi, dhe me tepricat u ndërtuan këmbët e urës së Kirit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026

“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer

Juristja, Mirela Jorgo e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
20:58 | 26/07/2026