Rikthehen në RMV 31 ish-punonjës të angazhuar në Afganistan
Një grup prej 31 personash, ish-punonjës të angazhuar në Afganistan, janë kthyer të premten në Maqedoninë e Veriut. Para kamerave ata janë shprehur për situatën dramatike që kanë përjetuar në Kabul, ndonëse në asnjë moment nuk kanë qenë në rrezik.
Ndërkohë që pritet të mbërrijnë edhe dhjetëra qytetarë të tjera nga RMV, të cilët janë evakuuar tashmë nga Afganistani dhe janë tranzit në vende si Katari apo Turqia.
Të gjithë priteshin nga familjarët e shumtë të cilët, prej ditësh ishin në ankth.
Mehmed Rexhepi është një prej të evakuuarve nga Afganistani, i cili thotë se kanë qenë me fat që ambasadori i RMV-së në Katar, Shaban Jashari, ka reaguar në kohë dhe i ka tërhequr nga Kabuli dhe në asnjë moment nuk kanë qenë në rrezik.
“Në fillim nga Kabuli udhëtuam për në Katar, nga atje në Stamboll dhe Shkup. Kemi qenë në mbrojtjen e ushtrisë. Nuk kemi pasur kontakt direkt me Talebanët. Nuk kemi qenë asnjë moment në rrezik. Na ka ndihmuar kompania jonë, ministria e Jashtme dhe ambasadori ynë në Katar. Nuk dua të hyj në ato tema por kemi parë shumë gjëra,” – tha Rexhepi.
Gazmend Arifi shprehet se kanë qenë dëshmitarë të skenave dramatike në Kabul, me të cilat tashmë janë mësuar, pasi ka vite që jetojnë dhe punojnë aty.
“Gjithë ekipi që kemi qenë në Afganistan jemi tërhequr. Gjithçka ka shkuar në rregull. […] Ne kemi punuar dhe jetuar në atë zonë dhe nuk ka qenë diçka e pazakontë situata për neve,” – tha Arifi.
Ditë më parë në shtëpi janë kthyer edhe 7 qytetarë të tjerë të RMV-së, të cilët ishin evakuuar nga Afganistani dhe kishin qëndruar përkohësisht në Angli. Ndërkohë pritet edhe ardhja e dhjetëra të tjerëve, që janë evakuuar nga Afganistani dhe janë dërguar transit në shtete të tjera.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar