Rikthehen regjistrat në shkolla pas denoncimeve në media
Shkollat 9-vjeçare dhe të mesme janë plotësuar me regjistra, 4 muaj pas nisjes së vitit shkollor.
Ka qenë presioni mediatik, që detyroi Ministrinë e Arsimit të shpërndajë regjistrat në shkolla.
Drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar në Korçë, Endri Pikuli ka pranuar se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur regjistra, por nënvizoi se prej 2 ditësh shkollat në këtë qark janë plotësuar me regjistra.
“Marrja e regjistrave manual do të thotë që çdo mësues ka përpara një regjistër. Prej dy ditësh kanë ardhur regjistrat nga klasa e 6-9 dhe sot që flasim bashkë, të gjitha klasat janë të plotësuara me regjistra”, u shpreh ai për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
Z. Pikuli nënvizoi se regjistri është thjesht një çështje formale, pasi çdo mësues mban në regjistrin e tij personal vlerësimin e vazhduar të nxënësve dhe mungesat.
“Nuk ka asnjë penalitet, vonesa prej një periudhë e regjistrave. Është diskutuar për një regjistër online, pasi çdo prind do mund të sigurojë nëpërmjet portalit online vlerësimin për fëmijët e tij”, shtoi ai.
Ndërkohë, disa mësues kanë publikuar mesazhin që është shpërndarë nëpër shkolla për marrjen e regjistrave nga ana e mësuesve.
“Mësuesit e klasave kujdestari klasa 6-9 të tërheqin regjistrat në drejtori”, thuhet në mesazh.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt