Rikthehen semaforët në Vlorë pas 30 vitesh, qytetarët e mirëpresin ndryshimin
Pas afro tre dekadash mungesë, semaforët janë rikthyer në disa prej akseve kryesore të qytetit të Vlorës. Qytetarët e konsiderojnë një hap pozitiv për sigurinë rrugore, ndërsa drejtuesit e mjeteve po përballen me sfidën e përshtatjes me rregullat e reja të qarkullimit.
Në disa kryqëzime të qytetit janë parë automjete dhe këmbësorë që po përpiqen të përshtaten me rregullat e reja të lëvizjes dhe sinjalistikës rrugore.
Megjithatë, nuk kanë munguar rastet kur drejtues mjetesh kanë hyrë në kryqëzime edhe me dritë të kuqe, duke krijuar situata të rrezikshme në qarkullim.
Në rrugën Transballkanike dhe në zona të tjera ku semaforët janë aktivizuar, lëvizja është bërë më e kontrolluar krahasuar me ditët e mëparshme.
“U bëmë si bota, dje patëm dy festa, gëzuar Bajramin dhe gëzuar semaforin. U bëmë si bota. Është gjëja më e thjeshtë, kalojnë njerëzit rehat dhe makinat janë të detyruara të ndalojnë. Unë jetoj në Itali, atje ka semaforë, respektohen njerëzit. Do mësohen edhe këtu t’i respektojnë.”
“Është gjë e mirë se anashkalohen aksidentet. Ka qenë shumë e rrezikshme. Katër persona janë vrarë nga lagjja jonë. Tani jemi më të qetë, do kalojmë pa frikë.”
“Shumë mirë ka bërë, ka bërë mrekulli, kështu të vazhdojë. Ja tani doli jeshile, isha me të kuqe.”
“U e zeza mo Zeno, hera e parë që po e shoh. Tani kalon njeriu. Na fal, është gjë e mirë.”
“Me të kuqe se s’kishte vija, s’jam mësuar. Ja tani u hap. Ja, u bëmë si në botë tani”, thonë disa qytetarë.
Ndërsa shoferët shprehen se vendosja e semaforëve është gjë e mirë.
“Është gjë e mirë, çdo përparim është për mirë. Jemi më të qetë. Duhet të vazhdojë në gjithë qytetin.”
“Gjë e mirë, bravo Bashkia”, thonë shoferët.
Rikthimi i semaforëve në Vlorë shihet si një ndryshim i rëndësishëm për menaxhimin e trafikut, ndërsa autoritetet pritet të monitorojnë situatën në vijim për të shmangur problematikat dhe për të rritur sigurinë rrugore.
U rrëzua duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërhynë policia e Lezhës. I moshuari transportohet në spitalin e Traumës
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 15:02 Pakistani dhe Arabia Saudite të shqetësuar nga tensionet SHBA-Iran: Minon përpjekjet drejt paqes
- 14:55 Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, dy të vdekur dhe 19 të plagosur (VIDEO)
- 14:40 U rrëzua duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërhynë policia e Lezhës. I moshuari transportohet në spitalin e Traumës
- 14:30 Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi. Mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara
- 14:21 Vrasja e ish-ministres Ann Widdecombe, policia britanike liron të dyshuarin 26-vjeçar
- 14:11 Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim