Basha përgjigjet për paratë ruse: Pyesni të ftuarit në festat familjare të Berishës
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim të shkurtër për mediat pasi doli nga Kuvendi tha se do të jetë pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë.
Në fjalën e tij Basha bëri përgjegjës Sali Berishën për situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike.
”Përgjegjës është ai që ka përçarë PD. Nuk kam më asnjë koment tjetër për sot. Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.
Sa i përket akuzave të Berishës për financimin rus dhe auditimin e Rithemelimit për financimin 500 mijë dollarë nga Biniatta Trade, Basha u përgjigj: “Të pyesi listën e të ftuarve në festat e tij familjare”.
Pas mbledhjes së zhvilluar një ditë më parë kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj njoftoi se PD do të garojmë me kandidatët e vet në 16 bashki, ndërsa janë ende në diskutim kandidati për bashkinë e Bulqizës dhe Vaut të Dejës.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë