Rikthehet Liga e Konferencës, Ballkani beson tek triumfi
Pas fitores ndaj Dinamos së Zagrebit, Ballkani synon të bëjë mirë edhe në përballjen me Astanën, të cilën e luan në shtëpi. Përgatitjet kanë marrë fund, ndërsa të besuarit e Ilir Dajës shpresojnë për një fitore, e cila do t’i ngjiste në kuotën e 6 pikëve. Vetë trajneri kryeqytetas i druhet kundërshtarit, më tepër eksperiencës së tyre në Evropë.
“Ndeshja? Duhet të jemi me këmbë në tokë. Astana ka mbi 90 takime në Europë. Ka marrë pjesë edhe në grupet e Champions League. Pas një fitoreje historike ndaj Dinamos së Zagrebit, nuk është e mundur të ndryshojmë objektivat. Do i marrim ndeshjet hap pas hapi. Do të fokusohemi tek Astana. Një ndeshje shumë e vështirë, por nuk do të ndryshojmë asgjë nga ato që kemi bërë deri sot”, tha Daja.
Mungesat mbeten një problem edhe në këtë përballje, mes tyre dhe mbrojtësi Ismajlgeci.
“Gjendja e skuadrës? 90 përqind janë të gatshëm. Me stërvitje të diferencuar kemi Hamitin, të cilin do e kemi në pankinë nesër. Nuk do të luajë si titullar. Kemi edhe Ismajlgecin, i cili ka bërë stërvitje të diferencuar. Pjesa tjetër e grupit është në dispozicion”, vijoi Daja.
Astana deri më tani nuk ka asnjë pikë në dy ndeshjet e zhvilluara, teksa Ballkani humbi të parën ndaj Victoria Plzen, por u kthye tek triumfi ndaj Dinamos së Zagrebit në Fadil Vokrri.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në