Rikthehet panairi i librit pas dy vitesh mungesë

17 Nëntor 2021 | 16:55

Panairi tradicional i librit nisi në Pallatin e Koncerteve pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë.

Për pesë ditë, mbi 90 shtëpi botuese do të prezantojnë titujt e rinj dhe do të vendosin sërish komunikimin e drejtpërdrejtë më lexuesin.

Në këtë edicion po marrin pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe treva të tjera shqiptare.

Si në panairet e mëparshme, titujt e huaj janë më të shumtë se sa nga letërsia shqipe, megjithatë disa prej shtëpive botuese do të prezantojnë titujt e autorëve shqiptarë.

Për vizitorët e parë ky event i rëndësishëm ishte i munguar. 

Panairi do të vazhdojë deri të dielën, ndërsa ditën e shtunë do të behët edhe ndarja e çmimeve për krijim më të mirë, përkthimin më të mirë e disa të tjera. 

Qytetarët mund ta vizitojnë panairin e librit pa certifikatë vaksinimi dhe pa teste që dëshmojnë se janë negativë nga COVID-19. Por sipas organizatorëve nuk do të lejohen grupimet e mëdha, as qytetarët pa maska.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026