Rinasi fluks në hyrje-dalje, policia rrit vigjilencën për zbulimin e paligjshmërive

12 Gusht 2023 | 14:52

“Kemi një fluks të jashtëzakonshëm krahasuar me vitet paraardhëse, kemi rreth 40% më shumë. Deri tani mund të jenë bërë rreth 4 milionë pasagjerë të cilët janë përpunuar në hyrje, në dalje”, thotë Përparim Dema, shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas.

Parashikimet janë që deri në fund të vitit të përpunohen mbi 7 milionë pasagjerë, por kjo periudhë shfrytëzohet për të kaluar me dokumente false drejt BE-së apo Mbretërisë së Bashkuar.

“Kemi rreth 100 raste të kapura me dokumente të falsifikuara, kryesisht ka pasur një trend në hyrje të Republikës së Shqipërisë ku shtetas të vendeve të treta kanë tentuar të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë duke përdorur dokumente të falsifikuara. Janë rreth 60 raste që janë kapur dhe janë ndjekur procedurat për këtë kategori shtetasish. Po ashtu kemi dhe 40 raste në dalje të Republikës së Shqipërisë ku shtetas shqiptar apo të vendeve të treta, të cilët tentojnë të përdorin pikën e kalimit kufitar të aeroportit Rinas, për të dalë drejt BE-së ose drejt Mbretërisë së Bashkuar”, shprehet Dema.

Me qëllim parandalimin e këtij fenomeni janë shtuar kontrollet me shërbim të përforcuar, duke rritur prezencën me 20-30% të punonjësve të policisë.

“Dokumentet që përdoren më shumë janë kryesisht italiane, kartat e identitetit, duke qenë se  dhe shtetasit shqiptar e flasin dhe gjuhën italiane. Ka pasaporta kroate, sllovene, pothuajse nga të gjitha shtetet. Mënyrat që përdorin janë duke mbajtur dokumentet dhe duke i përdorur në një destinacion të dytë duke ndërruar tranzitin, duke ndërruar linjat, gate-t. Tek ne ka raste shumë sporadike që mund të përdoren drejtpërdrejtë, duke ditur dhe që punonjësit janë të kualifikuar dhe kanë goxha nuhatje në kapjen dhe identifikimin e personave, mbajtës të këtyre dokumenteve. Kryesisht i gjejmë në bagazhet e dorës, të fshehura. Qëllimi është t’i përdorin në një destinacion të dytë”, tregon shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas.

Jo vetëm në rrugë tokësore apo detare, por para të padeklaruara tentohen të futen edhe nëpërmjet Rinasit.

“Gjatë kësaj periudhe ka pasur 25 raste, pra 25 shtetas janë kapur si në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë me vlera monetare të padeklaruara. Vlerat kanë qenë nga 20 mijë euro ose paund deri në 70-80 mijë, pasi të bësh kalimin në një pikë kalimi kufitar ajrore, përpara duhet të kalosh disa kontrolle. Edhe në nisje ezaurohet kontrolli fizik, edhe në mbërritje ezaurohet kontrolli fizik dhe autorët e kësaj vepre penale nuk zgjedhin shumë aeroportin pasi janë më të monitoruar dhe mundohen nëpër pika kalimi tokësor e detar. Ka pasur shtetas shqiptarë, anglez, rumun, egjiptian, të cilët kanë qenë në dalje, në hyrje”, thotë Dema.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026