English

Rindërtimi në Vlorë, banorët të pashpresë: Dy projekte kanë nisur dhe janë pezulluar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një tjetër projekt ka filluar prej pak ditësh për rikonstruksionin në total të pallatit 1300 në Cole i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Sipas banorëve të këtij pallati, është i treti projekt që hartohet, me dy të parët që janë pezulluar. Banorët thonë se po punohet me ritme të ngadalta, pasi punimet kanë filluar rreth dy muaj më parë por deri më tani janë minimale. Afati prej 3 mujash për banorët nuk do të arrihet në kohë.

- Advertisement -

“Ka filluar në fillim të nëntorit dhe kanë hapur vetëm këtë pjesën këtu. Asnjë gjë fare nuk është bërë. Siç e kanë zënë as për tre muaj nuk e mbarojnë. Tre të tjerë them në vazhdimësi. Erdhën dje kanë gërmuar aty pas pallatit se do bëhen pushime. Kanë bërë një pjesë kanë shkëputur tubot e banjave dhe gjithë fekaler zbresin në tokë. S’do t’ja dijë njeri fare”.

” Projekti ka një muaj që ka nisur. Afati është për tre muaj. Ata vijnë një ditë në javë. E kanë shqepur andej mbrapa Banjot po rrjedhin atje. Na i kanë prishur tubot e banjove. Me këto ritme ai nuk mbaron as për dy vjet. Gjendja e pallatit është për ibret. Jemi të rrezikuar. Kemi bërë disa ankesa Kjo situatë ka kështu tre vjet. Erdhën njëherë ngritën skeleritë. Nuk ranë dakort me bashkinë a ca bënë ikën ata erdhën të tjerë Erdhi dje ai punoi një orë me skrep atje, ngarkoi skrepin iku në vend tjetër “.

Një tabelë e kapur me disa dërrasa dhe gozhdë në muret e pallatit, e cila simbolikisht tregon seriozitetin e punimeve, të tregon qartësisht se afati i punës do të jetë 3 muaj. Në tabelë nuk ka asnjë vlerë të përcaktuar mbi koston e realizimit të projektit apo datën përfundimtare të punimeve, nuk shënohet se në çfarë date kanë nisur ose kur do të përfundojnë punimet. Një strategji kjo e përdorur në shumë projekte në Vlorë të cilat zvarriten ndër muaj apo vite.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?