Rinis parlamenti, Nikolla: Fokusi te integrimi europian, po punojmë bashkërisht
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mbajti fjalën e saj në çelje të sezonit të ri parlamentar.
Ndërsa bëri një bilanc të sezonit të shkuar, Nikolla bëri me dije dhe objektivat për sezonin e ri.
Integrimi europian ishte një nga pikat të cilin, kryeparlamentarja e cilësoi në fokus të punimeve.
“Dëshiroj t’ju falënderoj të nderuar kolegë e kolege për konsensusin mes grupeve parlamentare dhe për faktin që për integrimin europian po punojmë bashkarisht për realizimin e një objektivi kombëtar mbi partiak,” – u shpreh Nikolla.
Nga java e parë e shtatorit e në vijim, në fokus të diskutimit do të jenë një serë projektligjesh të rëndësishme, disa prej tyre të mbartura nga sesioni i kaluar. Ligji për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit, do të jetë prioritet.
Një pikë shumë e rëndësishme është zgjedhja e emrit të ri të Avokatit të Popullit, pasi në mazhoranca dhe opozita nuk gjetën dakordësi gjatë vitit të kaluar. Procedura do të rinisi edhe njëherë nga e para. Dy nisma të tjera të rëndësishme që do të jenë prioritet për qeverinë janë edhe amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Pavarësisht se të dyja propozimet janë kundërshtuar nga ndërkombëtarët, Socialistët shprehen të vendosur për t’i shkuar deri në fund zotimit të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
LIVE-Dita e 32-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 20:33 U ngjitën në majë të Empire State për të shpalosur një banderolë, arrestohet çifti pas propozimit për martesë
- 20:24 Rifillojnë transportet direkte të mallrave nga Emiratet Bashkuara Arabe në Iran
- 20:20 Kina i kërkon SHBA-së të ketë kujdes Tajvanin dhe marrëdhëniet të jenë të qëndrueshme
- 20:12 “PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a
- 20:11 Anglia siguron fitoren në minutat e fundit ndaj Kongos, Kane vendimtar me dy golat e tij
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme