RMV grumbullon ndihma humanitare për Ukrainën
Maqedonia e Veriut po mobilizohet për të grumbulluar ndihma humanitare për Ukrainën.
Në kryeqytetin e Shkupit, Qeveria e Kryqi i Kuq u bënë thirrje qytetarëve që të dhurojnë aq sa kanë mundësi.
Ato që kërkohen më së shumti janë produktet ushqimore, sanitare, dhe para.
“Roli i juaj sot është për të mobilizuar gjithë shoqërinë, sepse është mëse e nevojshme se kurrë që ti dalim në ndihmë civilëve ukrainas që janë viktimë e një agresioni të pa provokuar të Federatës Ruse. Sot po bombardohen spitale, çerdhe, njerëzit kanë nevojë për ujë, për produkte mjekësore, produkte elementare për jetë”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani.
Ambasadorja ukrainase në Maqedoninë e Veriut falënderoi për solidarizimin dhe bëri apel për pritje të refugjatëve eventual për shkak të përshkallëzimit të situatës.
“Falënderojmë Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e qartë për Ukrainën, sanksionet ndaj Rusisë, dhe organizmin për ndihmë dhe pritje të refugjatëve. Është e qartë se do ketë më shumë refugjatë nëse situata vazhdon kështu, gjithçka varet nga regjimi i Putinit. Ne duam të jetojmë, ndërsa fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur, dhe këtu nuk ka shumë vend për kompromis”, tha Natalia Zadorzhnjuk, ambasadore e Ukrainës.
Kryetari i Kryqit të Kuq Sait Saiti tha për momentin kanë regjistruar 51 refugjatë ukrainas ndërsa janë grumbulluar rreth 50 mijë euro ndihmë humanitare.
“Deri dje janë regjistruar gjithsej 51 qytetarë ukrainas. Shumica, apo 30 janë në Shkup, ndërsa të tjerët janë vendosur në Shumica, Gjevgjeli, Vallandovë. Jemi të gatshëm edhe për valë më të madhe të refugjatëve”, Saiti.
Maqedonia e Veriut po bën analiza për kapacitetet që i ka për pritje të ndonjë numri më të madh të refugjatëve, por është zotuar se nuk do të kthejë mbrapsht asnjë refugjat që do hyjë në këtë shtet.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027