RMV hap kufijtë me kushte; qytetarët duhet të jenë të pajisur me përgjigjen e testit ndaj COVID-19
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë vendosur të hapin kufijtë për personat që duan të kthehen në atdhe dhe jo vetëm, por do të jenë të detyruar të paraqesin përgjigjen e testit ndaj COVID-19. Në të kundërt, qytetarët duhet të karantinohen në qendrat e përcaktuara nga shteti.
“Edhe ata që kanë një test të vlefshëm me të cilin dëshmojnë se nuk e kanë virusin corona, por edhe ata të cilët nuk kanë një test të tillë, shkojnë gjithsesi në karantinë apo izolim 14 ditor. Dallimi i vetëm është se ata që nuk e kanë testin shkojnë në karantinë shtetërore. Domethënë në vendin që e përcakton shteti.
Ndërsa të tjerët qe e kanë një test të vlefshëm janë të detyruar që të shkojnë në izolim në një adresë të cilën e deklarojnë në momenti që hyjnë në këtë pikë kufitare, dhe pastaj policia shkon në kontrolle të rregullta dhe i kontrollon nëse po ju përmbahen rregullave të izolimit 14-ditor”, raportoi korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi, nga pika e kalimit kufitar të Tabanocit.
Qytetarët që nuk kishin test, priten eskortën policore për disa orë në pikën kufitare të Tabanocit që lidh vendin me Serbinë për t’i çuar në karantinë shtetërore.
“Do bëjmë testin në karantinë shtetërore. Atje na qenka më e sigurt. Kështu gjërash nuk ka askund. Gjithandej është kalim i lirë. Nga Gjermania deri këtu kam ardhur për 16 orë, ndërkohë që në kufi kam 10 orë që pres”, thotë një qytetar që shkon në karantinë shtetërore
Për qytetarët që kishin bërë testin procedura ishte më e shkurtër, dhe u lejuan vetë të shkojnë në vendbanimin ku do të izolohen.
“Unë jam pedagoge në universitet, po vij në Maqedoni me thirrje te universitetit Fon në Shkup. Sapo të hyj në Shkup duhet të bëj test dhe të shkoj në izolim”, thotë një qytetare që shkon në izolim.
Kishte edhe qytetarë që vinin deri në kufi për t’u interesuar nëse kanë mundësi të kthehen në vendet evropiane ku jetojnë dhe punojnë, por e vetmja përgjigje që merrnin ishte se duhet t’u drejtohen ambasadave.
“Ne jemi me dokumente italiane, por frikësohemi të udhëtojmë. Kemi mbetur këtu që në vit të ri. Na ka marr malli për nipërit që i kemi në Itali. Edhe kur të shkojmë në Itali, do na bëjnë test dhe do shkojmë në karantinë”, shprehet një qytetar që jeton në Itali
Maqedonia ende nuk ka një datë zyrtare se kur do t’i hapë kufijtë, edhe pse shumica e shteteve fqinje e kanë marrë tashmë një vendim të tillë. Hapja e kufijve u shty për shkak të numrave të lartë të personave të infektuar gjatë javëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut regjistroi 127 raste të reja më COVID-19 dhe 2 viktima.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 11:31 Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 11:24 Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para
- 11:17 Seanca paraprake, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO (VIDEO)
- 11:08 “Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
- 11:03 Shtyhet seanca për Veliajn, gjykata gjobit avokatin e tij dhe cakton një tjetër mbrojtës
- 10:48 Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë