‘RMV-ja është në pikë kritike’, Pendarovski: Po bie besimi te institucionet dhe BE
Maqedonia e Veriut ndodhet në një pikë kritike për shkak se është lëkundur besimi i qytetarëve tek institucionet vendase, por edhe te Bashkimi Europian.
Në fjalimin e fundvitit në Parlament, presidenti Stevo Pendarovski tha se është nevojshme të bëhen ndryshimet kushtetuese që do të sillnin edhe hapjen e kapitujve negociues me Brukselin.
“Vetë përmbajtja e propozimit konkret, përfshirja e bullgarëve dhe kombeve të tjera në Kushtetutë, në asnjë mënyrë nuk e cënon identitetin maqedonas. Ata që janë kundër sot, nëse vërtet besojnë se Bashkimi Europian është qëllimi ynë strategjik, si do ta votojnë këtë ndryshim kushtetues kur të jenë në pushtet?”, theksoi Pedarovski.
Presidenti shprehu shqetësim edhe për mosfunksionimin e duhur të institucioneve të shtetit, pasi kështu u lihet hapësirë ndikimeve të huaja dhe destabilizimit.
“Kur klientelizmi dhe besnikëria partiake janë kritere për punësim dhe avancim në karrierë, dobësia e institucioneve nuk duhet të jetë diçka për t’u habitur. Bllokadat politike dhe fizike që po i shohim në kryeqytet në muajt e fundit, sigurisht që nuk do të jenë të fundit”, nënvizoi ai.
Sipas presidentit maqedonas, Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë në fokus të Brukselit vetëm kur ka luftëra dhe kriza emigrantësh.
LEXONI GJITHASHTU
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit