RMV-ja gati pakon e katërt, Zoran Zaev: 470 milionë euro për të mbrojtur ekonominë

28 Shtator 2020 | 05:30

470 milionë euro përmes 31 masave qeveritare duhet të përfundojnë te qytetarët dhe kompanitë me pakon e katërt të masave për rimëkëmbjen e ekonomisë nga pasojat e pandemisë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se kjo ndihmë do t’u ndahet qytetarëve, duke përfshirë këtu edhe subvencionimin e pagave minimale për të punësuarit në sektorin privat deri në fund të vitit.

 “Pakoja e katër është ndihmë direkte për nxitje të shpenzimeve personale që janë stimulues të rritjes ekonomike. Masa për përkrahje të pagës mujore, e cila është në vlerë prej 70 milion eurosh, përfshin 83 mijë të punësuar. Kjo ndihmë do të vlejë për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor”, tha Zaev.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka programuar të ndajë edhe bonuse për shtresat më të goditura nga pandemia. 

“Kartelat pagesore këtë herë janë prej 6.000 denarësh, dhe do t’i fitojnë 5 mijë prindër të vetëm, 182 mijë pensionistë të cilët marrin pension deri në 15 mijë denarë, të punësuarit pasivë, artistët e pavarur, punonjësit në kulturë dhe estradë. Kartela pagesore për blerje të produkteve vendore do të marrin edhe 540 studentë”, theksoi ai.

Për të ndihmuar edhe sektorin e turizmit, qeveria vendosi paga për 150 ciceronë turistikë të regjistruar deri në fund të vitit, si dhe ndihmë financiare për 500 agjenci turistike. Masat ekonomike i përfshijnë për ndihmë financiare shumë sektorë në ekonomi duke shtuar edhe vreshtarët, pronarët e kazinove, ekonomistët. 

Opozita maqedonase e ka kritikuar këtë pako ekonomike duke thënë se qeveria është përpjekur për të hequr vëmendjen nga problemet e vërteta me të cilat po përballët vendi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026