RMV mban zgjedhje lokale më 17 tetor me identifikim elektronik
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor. Datën e ka shpallur, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri, i cili bëri të ditur se gjatë 20 ditëve të fushatës zgjedhore nuk do të ketë seanca parlamentare dhe as mbledhje të komisioneve për të shmangur politizimin e aktivitetit parlamentar.
Zgjedhjet lokale duhej të mbaheshin në shtator, por u shtynë me një muaj për shkak se në shtator duhet të mbahet regjistrimi i popullsisë, i cili po ashtu është shtyrë për në vjeshtë për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike me COVID-19 në prill, kur ishte parashikuar të realizohej regjistrimi i popullsisë.
Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve i është dorëzuar Komisionit Shtetëror Zgjedhor, si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Drejtësisë, që do të merren me organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Megjithatë, mbetet ende e paqarte nëse zgjedhjet do të zhvillohen sipas Kodit aktual Zgjedhor apo do të miratohen ndryshimet që parashikojnë prag zgjedhor për kandidatët e pavarur dhe lista të hapura për zgjedhjen e këshilltarëve komunalë.
Pir kandidatët e pavarur nevojiten 2 për qind të firmave të votuesve, gjë që ka nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili nuk ka dekretuar ligjin, duke kërkuar uljen e numrit të nënshkrimeve.
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit për herë të parë do të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve