RMV me numër rekord viktimash, grupmosha 29-49 vjeç më e goditur nga vala e dytë e pandemisë

10 Nëntor 2020 | 08:02

Maqedonia e Veriut ka shënuar mbrëmë rekord të zi me 26 viktima si pasojë e COVID-19 në 24 orë. Viktimat janë nga mosha 49 deri 88 vjet. Drejtori i Institutit për Sëmundje Ngjitëse, Shaban Memeti thotë se pacientët me simptome të rënda në përgjithësi vazhdojnë të paraqiten vonë në spitale, gjë që vështirëson reagimin në kohë të mjekëve.

“Rezultati i rritjes së vdekshmërisë apo mortalitetit është se njerëzit vonë paraqiten në institucionet publike shëndetësore ku trajtohet COVID, duke marrë parasysh dy COVID-qendrat në nivel shteti, siç janë Klinika për Sëmundje Infektive dhe Spitali i Qytetit, por edhe spitalet periferike nëpër qytete.

Mbi 85 për qind e të vdekurve, por edhe ato të ditës së djeshme janë kryesisht me sëmundje shoqëruese, sëmundje të mushkërive, diabetit, obezitetit dhe sëmundje neurologjike”, shpjegon Shaban Memeti, drejtor i Institutit për Sëmundje Ngjitëse

Ai tha se kapacitetet e spitaleve dalëngadalë po mbushen, ndërsa Ministria vazhdon të adaptojë hapësira të reja si qendra për pranimin e pacientëve me Covid19.

“Deri tani duke filluar nga dy COVID-qendrat, kemi një stërmbushje të spitaleve, flasim për raste me simptome të theksuara të shprehura nga COVID-19. Të gjitha kapacitetet janë stërmbushur. Kemi ngritur COVID qendra në kuadër të klinikave të tjera”, thotë Memeti.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të vendosë në fundjavë nëse do të merren masa më rigoroze për të ndaluar hovin e madh të përhapjes së virusit në vend.

 “Sot Komisioni për sëmundje ngjitëse vendosi që nga fundi i javës të bëjë një vlerësim të rasteve të infektimit, të vdekjeve dhe komorbideteve për të vendosur se çfarë propozimesh do të japim. Mbeten tre rregullat e arta për mbrojtje nga COVID.

Në bazë të rritjes së rasteve me COVID, në numër i lartë i vdekshmërisë, do shihet mundësia çfarë lloj kufizimesh apo karantinimi do të jenë zgjidhje”, shpjegon ai.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur 39.760 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa aktualisht ka 15.589 raste aktive. Virusi ka marrë jetën e 1.136 personave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, grupmoshat nga 29 deri 49 vjeç janë grupmosha më e goditur nga vala e re e përhapjes së coronavirusit. Për këtë shkak shumica e masave preventive për parandalimin e përhapjes së COVID-19 targetojnë pikërisht këtë grupmoshë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026