RMV vazhdon trendin negativ në Indeksin për Perceptimin e Korrupsionit

28 Janar 2021 | 12:25

Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit nga Transparency International për vitin 2020 rendit Maqedoninë e Veriut në vendin e 111 nga 180 vende me vetëm 35 pikë vlerësuese për luftën kundër korrupsionit.

RMV ka shënuar rënie për pesë vende në krahasim me raportin e vitit paraprak, ndërsa ka vazhduar trendin negativ në tre vitet e fundit.

Raporti që mban titullin “Korrupsioni dhe COVID-19 thellojnë regresin demokratik” ka vënë theksin në ndikimin e pandemisë në zhvillimin demokratik.

“COVID-19 nuk është vetëm krizë shëndetësore dhe ekonomike, por edhe krizë korrupsioni të cilën nuk po arrijmë ta menaxhojmë”, u tha nga Transparency International gjatë publikimit të raportit.

Gazetarja e Euronews Albania, Loneta Progni prezantoi grafikisht shifrat e rasteve të reja dhe të humbjeve të jetëve në Maqedoninë e Veriut nga COVID-19.

Sipas të dhënave data 21 janar 2021 ka shënuar 356 raste të reja dhe 15 humbje jete, ndërkohë një rënie e lehtë e rasteve është vënë re në datën 22 ku janë shënuar 307 të prekur dhe 14 humbje jete.

Për fat të keq, shifrat e të prekurve vijuan të rriten në datën 23 janar ku u shënuan 347 raste dhe 11 humbje jete.

Ndërkaq në datën 24 dhe 25 u duk sikur shifrat e të prekurve dhe atyre që humbnin jetën nga virusi pësuan një rënie të ndjeshme.

183 raste të reja në 24 janar dhe 63 raste një ditë më vonë, me gjashtë jetë të humbura në të dyja ditët.

Më pas në 27 janar situata u kthye sërish në nivelet e mëparshme me 394 raste të reja dhe 9 humbje jete.

Gazetarja Progni tregoi se do të jenë studime të mëvonshme ato që do të zbulojnë ndikimin e mutacionit britanik të COVID-19 në shifrat e të prekurve dhe atyre që humbasin në luftën me virusin famëkeq.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026