RMV vendi i parë në rajon për vdekjet nga COVID-19, mjeku shpjegon arsyen
Maqedonia e Veriut mbetet shteti me shifrat më të lartë të infektimeve dhe vdekjeve nga covid-19 për nga numri i popullsisë në rajon. Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 68.332 persona ndërsa 1949 kanë ndërruar jetë.
Trajtimi i pacientëve në spitalet infektive ka pësuar ndryshime sa i përket medikamenteve të përdoruara nga mjekët. Shqetësues është fakti që shifrat e të prekurve javët e fundit kanë ardhur në rritje.
Ilir Demiri, Koordinator për COVID në Klinikën Infektive në Shkup thotë se, rritja e vdekshmërisë lidhet me rritjen e rasteve të reja.
Por ai theksoi faktin se në politikat e ndjekura nga Maqedonia e Veriut, çdo person që humb jetën qoftë nga sëmundje të tjera por ka rezultuar pozitiv me covid-19, llogaritet si viktimë e coronavirus.
“Të gjithë pacientët që janë me COVID-19 dhe ndërrojnë jetë për shkak të mundjeve të tjera numërohen si viktima të coronavirus dhe për këtë arsye shifrat janë më të larta”, tha ai gjatë një interviste për Euronews Albania.
Mjeku Demiri nënvizoi se, “grup mosha më e rrezikuar ngelet ajo rreth të 50-ve” dhe personat që vuajnë nga “obeziteti dhe hipertension janë më të rrezikuar dhe kanë shkuar më keq gjatë trajtimit”.
Kurse për rastet e vdekjeve pa sëmundje shoqëruese apo fatalitetet në moshë të re, mjeku tha se kjo lidhet shumë me mungesën e imunitetit.
“Një pjesë kanë lidhshmëri familjare, kemi bërë analiza gjenetike. Nuk kanë imunitet autotokton për ta luftuar sëmundjen”, tha z. Demiri.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona