Roland Bejko: Statuti i PD, mjet për çdo kryetar për të arritur qëllimet
Anëtari i Këshilli Kombëtar të PD-së, Roland Bejko u shpreh për Euronews Albania se statuti i kësaj partie ka qenë gjithmonë një mjet për të realizuar qëllimet kur demokratëve ‘të fortë’ u janë prekur interesat.
“Që nga themelimi i PD-së e deri sot sa flasim, statuti i PD-së ka qenë mjet për të realizuar qëllimet dhe justifikim për të ndërtuar parimet kur ju është dashur të fortëve që u janë prekur interesat. Si në rastin konkret z. Berisha”, deklaroi z. Bejko.
Ai theksoi se nëse Berisha rrëzon Bashën me rrugën që po ndjek, atëherë do të kemi një reagim nga kreu i PD-së se me këtë procedurë është shkelur statuti i PD-së.
“Edhe nesër z. Basha, por qe se del sot z. Berisha dhe e rrëzon me këtë rrugën e tij që ka ndjekur, për mbledhjen e firmave dhe bërjen e referendumit, do ankohet për mënyrë jo statuore”, shtoi ai.
“Z. Berisha i ra për kokë ajo që ka bërë gjithë jetën si lider i PD-së. Ka eliminuar gjithë shokët e tij, bashkëpunëtorët e tij”, tha ai teksa komentoi reagimet e Berishës.
Z. Bejko nënvizoi se vendimet e fundit të rëndësishme të PD-së, i ka marrë gjithmonë vetë Basha dhe më pas ka njoftuar strukturat.
“Vendimi për djegien e mandatave është marrë nga z. Basha. Vendimi për të mos u futur në zgjedhjet lokale është marrë nga Basha dhe pastaj ka kaluar nëpër forume”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)