Rolet e agjentëve të sigurimit, eksperti tregon sesi merrej informacioni
Eksperti ligjor, Marcel Hila tregoi në një intervistë për Euronews Albania sesi funksionin strukturat e Sigurimit të Shtetit.
Ai përmendi rolin e informatorit, rezidentit dhe strehuesit, të cilët koordinoheshin në një mënyrë që të mos binin në sy, ndërkohë që mblidhnin informacione.
“Ky është informatori që i thoshte shko atje. Më pas rezidenti që mund të kishte 10 informatorë. I thoshte për shembull shko provoko filanin, shko pyete çfarë mendon për tollonin. Shko pyete a kanë ushqim a nuk kanë ushqim. Shkruaj një letër dhe ma vendos në filan vendi. Natën shkonte e merrte një oficer sigurimi. Ishin metoda të vjetra sovjetike. Ky ishte roli i informatorit. Rezidenti kishte disa informatorë që nuk e njihnin njëri tjetrin. I treti është strehuesi, ai që linte magazinën, dyqanin, shtëpinë në shërbim të tyre. Natën shkonte dhe hapte magazinën dhe priste informatorin që e kishte thirrur rezidenti”, tregoi eksperti.
Sa i përket roli të agjentit ai sqaroi se vinin kryesisht nga shtesat e të persekutuarve dhe merrnin informacion të besueshëm.
“Kush është agjenti? Agjenti është personi që nuk ka lidhje me rezidentin dhe nuk ka lidhje me strehuesit. Ka një lidhje vetëm me punëtorin operator. Agjentët janë kryesisht nga shtresat e persekutuarve. Agjentët merrnin informacione. Agjenti ishte më i besueshëm, futej në grupe”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama liston mësimet nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:40 Rama liston mësimet nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët