Rrëfimi i Ibrahimit: Kam 22 vite që marr ilaçe tensioni prej pëllumbave, ja arsyeja
Ibrahim Karaj, ose Bimi i pëllumbave siç e njohin të gjithë, rrëfen se stresi që përjeton për rritjen e tyre, ka bërë që prej më shumë se 20 vitesh të marrë ilaçe tensioni.
Në një intervistë për emisionin “Real People” në Euronews Albania, ai shprehet se shqetësohet shumë kur pëllumbat humbin, apo kur lindin zogjtë e vegjël që duan kujdes të veçantë, sidomos kur bëhet fjalë për një racë të rrallë si pëllumbi Balli.
“Unë pëllumbin e parë, kam marrë pëllumb të thjeshtë, kam qenë 4-vjeç në 66-ën. I pari që e kapa me dorë, e mbajta në shtëpi të paktën një javë. Unë jam rritur me pëllumbat, sepse ka pasur xhaxhai pranë shtëpisë sonë. Babai ma hoqi pas një jave pëllumbin, sepse pa që unë u lidha shumë me të. Ia fali dikujt. Pëllumba mistrec quheshin ata.
Sipas historisë që kam dëgjuar nga të parët, familjet që kanë mbajtur këtë lloj pëllumbi, kanë qenë nga më të pasurat në Shqipëri. Te rritja e një pëllumbi ndikon ushqimi, plus ilaçeve, kanë shumë kosto për të pasur, por e meritojnë këtë lloj sakrifice, sepse janë pëllumba që të elektrizojnë e të bëjnë për vete. Gjë e rrallë, shumë e bukur.
Unë këtu mund të kem 15 copë, sepse i kam çuar te nipi një pjesë. Kjo është histori e një pëllumbi të rrallë që nuk gjendet në asnjë vend të botës. Është rracë shqiptare. Baba nuk më ka lënë me i mbajt, unë i fusja në tavan, ai mi merrte mi fshihte. Unë kam filluar sot, jam 62-63 vjeç dhe në moshën 40-vjeçare kam filluar ilaçet e tensionit vetëm prej këtyre. Këta hipin aty lart dhe rrinë aty 3-4 ditë. Tani vazhdoj të pi ilaçet prej 20 e ca vitesh prej tyre”, tha Karaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit