Rrëfimi prekës i ukrainasit nga Kievi: Kemi humbur miqtë, s’kemi ujë dhe energji
Anëtari i Këshillit të Çështjeve Rinore për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, njëherësh delegat rinor nga Ukraina në OKB, Denys Ganzha deklaroi se jeta në Ukrainë, tanimë është mjaft e vështirë për shkak të luftës.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Ganzha u shpreh se çdo ditë njerëzit humbasin miqtë e tyre dhe shtoi se nuk ka ujë dhe energji elektrike.
“Sa i takon të rinjve, është e vështirë sepse ti humbet miqtë e tu çdo ditë, nuk ke ujë, nuk ke energji elektrike. Është e vështirë të gjesh një punë, por ne nuk e humbasim shpresën dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë të fortë. E mbështesim njëri-tjetrin, përpiqemi që t’i shpëtojmë luftës, apo të humbasim mendjen, të paktën për një orë.
Nuk është një atmosferë fort pozitive në vend, por sigurisht që ne me mbështetjen e ndërkombëtarëve, besoj se do të jemi të aftë për të dalë nga kjo situatë. Ne vërtet kemi nevojë për mbështetjen tuaj dhe unë dua të falenderoj të gjithë që kanë mundur të ndihmojnë Ukrainën deri më tani”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani