Zelensky personazh i vitit, këshilltari: S’do donim të ishte në kopertinë për luftën
Anëtari i Këshillit të Çështjeve Rinore për Volodymyr Zelensky-n, njëherësh delegat rinor nga Ukraina në OKB, Denys Ganzha është shprehur i lumtur për çmimin që “Time” i ka dhënë presidentit ukrainas, duke e vendosur në kopertinën e saj si personazhin e vitit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ganzha u shpreh se nuk është ky çmimi që do të donin të paguanin ukrainasit, për shkak të luftës.
Ai u shpreh se në Kiev ka hedhje predhash në mënyrë të vazhdueshme.
“Unë jam në Kiev, në kryeqytetin e Ukrainës dhe ka pasur hedhje predhash, ndodh diçka e tillë sigurisht. Ka situata të tilla ku ka bombardime dhe gjërat që ndodhin kanë një pamje të tmerrshme, sepse Rusia ka dërguar mijëra trupa. Kanë ndodhur hedhje dhe pritet të ndodhin hedhje të ndodhin hedhje të mëdha predhash në javët e ardhshme dhe është një nga format e gjenocidit. Por ne do të përpiqemi që të japim më të mirën tonë për të përballuar situatën, të përpiqemi të bëjmë më të mirën.
Nuk është thjesht puna e presidentit tonë, por ka të bëjë edhe me shpirtin e Ukrainës, është lideri ynë shpirtëror. Ne jemi shumë të lumtur që presidenti ynë është shpallur presidenti i vitit. Kjo do të thotë shumë për të gjithë ne dhe ukrainasit, por ky nuk është çmimi që do donim të paguanim që Ukraina të dilte në faqet e para të gazetave. Është e rëndësishme që ne të marrim mbështetjen ushtarake dhe ndërkombëtare, por gjithsesi jemi shumë të lumtur që dëgjojmë një lajm të tillë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve