English

Rreth 1500 serbë morë pjesë në protestën në Rudarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rreth 1500 protestues morën pjesë në protestëne organizuar sot nga serbët në  Rudarë, në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Kështu u bë ditur nga Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku thekson se protesta ishte e qetë.

Ndër të tjera, policia ka hedhur poshtë spekulimet se janë penguar autobusët në Shtërpcë, që kanë pasur për qëllim shkuarjen në protestë.

“Protesta në Rudar të  Zveqanit përfundon e qetë, Policia e Kosovës demanton spekulimet për gjoja pengimin e autobusëve në Shtërpce, që  kishin për qëllim shkuarjen në  protestë. Referuar deklarimeve dhe publikimeve të  disa mediumeve se gjoja autobusë me protestues të  cilët kishin për qëllim shkuarjen në  protestën e paraparë  të  mbahet në Rudarë të Zveqanit, janë penguar nga Policia e Kosovës, janë të  pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të garantimit të  ligjit dhe sigurisë,  një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor dhe gjatë  verifikimit të  dokumenteve disa persona nuk kanë  pranuar të legjitimohen nga autoritetet kompetente, prandaj në mënyrë vullnetare (me vetë dëshirë) nuk kanë vazhduar tutje. Policia e Kosovës siç ka njoftuar përmes komunikatës së saj para fillimit të  protestës, ka theksuar njohjen e të drejtës ligjore për të protestuar në mënyrë të qetë nga secili qytetarë si dhe angazhimet policore në  respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore pa dallim. Sipas vlerësimeve në terren rreth orës 13:00, protesta ka përfunduar e qetë, pa ndonjë  incident të  raportuar dhe në të kanë marrë pjesë rreth 1.500 pjesëmarrës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Qytetarë serbë nga veriu dhe vende të ndryshme të Kosovës organizuan protestë në Rudarë, kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në lidhje me barrikadat e vendosura në atë pjesë të vendit.

Përveç flamujve serbë dhe pankartave me mbishkrime të ndryshme, në protestë ishte shpalosur një parullë në serbisht me dimensone të mëdha në të cilën shkruhej ,”Kurti, Kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë”.

Sipas protestuesve, Kurti ka bërë thirrje për vrasjen e serbëve në barrikada dhe zhdukjen e tyre, ndërsa ambasadori gjerman me deklaratat e tij, po e mbështet drejtpërdrejt dhe hapur kreun e qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?