Rreth 20 mutacione të COVID-19 në RMV, klinika private konstatoi edhe variantin britanik
“Është e rëndësishme të përmendim se Akademia e Shkencave në Maqedoninë e Veriut, para disa ditësh publikoi analizën e saj se rreth 20 mutacione të COVID-19 janë prezentë në Maqedoninë e Veriut, ku dy prej tyre janë më të përhapura dhe përbëjnë rreth 75% të infektimeve,” – kështu tha korrespondenti i Euronews Albania në RMV, Benjamin Arifi gjatë edicionit informativ të orës 9:00.
Ai teksa theksoi se në këto 20 mutacione të zbuluara nuk ishte i ashtuquajturi mutacioni britanik.
Gazetari Arifi tregoi ndër të tjera se zbulimi i variantit britanik të COVID-19 erdhi nga një laborator privat gjatë analizimit të mostrave të marra. Lajm i cili u raportua ditën e mërkurë.
Reagimi i ministrit të Shëndetësisë erdhi disa orë pas zbulimit të mutacionit, ku Venko Filipçe tha se nuk kishte arsye për të përhapur panik. Filipçe bëri me dije se asnjë masë shtesë nuk do të merrej për momentin.
Ndërkaq korrespondenti i Euronews Albania raportoi se dje është bërë me dije se rreth 3000 punonjës shëndetësor janë infektuar me COVID-19.
Infektimi i shpejtë i një personeli shëndetësor në një klinikë në RMV sjell dyshime se infektimi mund të jetë bërë nga mutacioni britanik i COVID, i cili pretendohet të ketë përhapje shumë më të lartë se llojet e tjera të mutacioneve.
Lexoni gjithashtu:
Maqedonia e Veriut konfirmon rastin e parë të variantit britanik të COVID-19
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)