Tifozët shkaktojnë kaos në kryeqytet, 2 efektivë të plagosur
Tifozët holandezë kanë shkaktuar kaos në kryeqytet. Incidentet kryesore janë shkaktuar në rrugën “Mustafa Matohiti”, pranë stadiumit, tek Pallati me Shigjeta dhe pranë Drejtorisë së Polcisë.
Dy efektivë janë plagosur, ndërsa policia ka nisur hedhjen e gazit lotsjellës. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë dalë në terren.
Të detyruar nga kjo, tifozët janë drejtuar për te Zogu i Zi.
Tifozët me maska e shkopinj nëpër duar kanë bërë jo pak dëme, duke përfshirë këtu një makinë policie me xhama të thyer, vazo të thyera, blloqe betoni të hedhura nëpër rrugë apo zbrazjet e koshave të plehrave në rrugë.
Më herët tifozët holandezë u përplasën me ata të Romës, ndërsa një tjetër incident u shkaktua te zona e 9-katsheve ku disa persona u konfliktuan dhe një qytetar shqiptar mbeti i plagosur.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar