Rreziku i coronavirusit, ambasadori shqiptar në Kinë këshillon shtetasit të sigurojnë bileta
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, sqaroi shtetasit tanë që ndodhen në Kinë, se për momentin nuk ka asnjë indikacion se ata duhet të riatdhesohen në kuadrin e shpërthimit të infeksionit masiv të “coronavirusit”. Nga ana tjetër, ambasadori ynë në Pekin z. Selim Belortaja, ka këshilluar që cilido shqiptar që dëshiron kthimin duhet të vetëfinancojë biletat e fluturimit.
Në një deklaratë për shtyp, ministria ka bërë me dije se autoritetet Kineze kanë informuar trupat diplomatike mbi masat e marra të emergjencës dhe rregullat administrative që po ndiqen ndaj shtetasve të huaj në Kinë.
Ndër të tjera Ministria Për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të shmangin udhëtimet drejt Kinës, teksa ata shtetas shqiptarë që aktualisht ndodhen aty dhe që kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin.
Nga ana e tij, ambasadori shqiptar në Republikën Popullore në Kinë, Selim Belortaja, me anë të një postimi në “Facebook” u ka bërë thirrje shqiptarëve që ndodhen në Kinë dhe familjarëve të tyre, që të sigurojnë vetë biletat e kthimit për në Shqipëri për shkak të pamundësisë së ambasadës për të paguar.
Ambasadori ka theksuar se nuk ka asnjë të infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu, prej të cilëve 60 studentë. Mbetet problematik vetëm rasti I një studenteje shqiptare në Wuhan, të cilën ambasada po përpiqet ta nxjerrë nga izolimi.
Virusi shkakton vdekje masive në Kinë
Nga coronavirusi kanë humbur jetën 106 persona në Kinë, por pavarësisht shifrave zyrtare nga Komisioni i Shëndetësisë në Hubei, gazeta zyrtare raporton se numri total i qytetarëve të prekurve në Kinë ka arritur në rreth 4000, ndërsa nga ana tjetër ekspertët dyshojnë për një numër edhe më të lartë.
Teksa Wuhan vijon të qëndrojë në karantinë, kryeministri kinez vizitoi qytetin dhe premtoi 2500 mjekë dhe infermierë me shumë gjatë dy ditëve të ardhshme në një përpjekje për të stabilizuar epideminë e coronavirusi.
Ai premtoi të “inspektojë dhe të drejtojë” përpjekjet për të kontrolluar epideminë e coronavirusit ndërsa autoritetet e provincës janë kritikuar për masat e marra me vonesë. Udhëtimet drejt Pekinit dhe Shangait janë ulur ndjeshëm teksa Hong Kongu ka ndaluar hyrjen e vizitorëve drejt provincës së Hubeit.
Ndërkaq virusi është përhapur përtej kufijve të Kinës duke ardhur edhe në Europë, një rast i ri konfirmohet në Gjermani, e cila sikundër Franca dhe SHBA ka vendosur të tërheqë shtetasit e saj nga Wuhan.
Këshillat e OBSH-së
Edhe pse frika ka pllakosur një numër ta madh shtetesh, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një listë me rekomandime të thjeshta, të cilat sipas saj, pakësojnë ekspozimin dhe transmetimin e kroronavirusit të përhapur në Kinë. Në rekomandimin e saj OBSH-ja sugjeron këto masa paraprake:
1) Evitoni kontaktin me këdo që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore
2) Gatuani mirë ushqimin përpara se ta konsumoni
3) Lani shpesh herë duart
4) Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose kur teshtini
5) Përdorni maska kirurgjikale
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)