Rrëzimi i skelës së pallatit plagosi babë e bijë, prangoset inxhinieri e dy punëtorë
Policia e Tiranës ka arrestuar inxhinierin dhe dy punëtorë të pallatit në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku si pasojë e rrëzimit të skelës u dëmtuan dy kalimtarë.
Skela e pallatit në ndërtim u shemb mëngjesin e të hënës, duke lënë të plagosur babë e bijë, shtetasit Hysen Lavdari, 70-vjeç dhe Imelda Shkembi 45 vjeçe.
Ata u dërguan me urgjencë në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë-Nuk respektuan rregullat e sigurimit teknik në punë dhe si pasojë, nga një pallat në ndërtim, ra një skelë që dëmtoi dy kalimtarë, vihen në pranga 3 shtetas, të punësuar në firmën që kryente punimet për ndërtimin e këtij pallati.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku nga një pallat në ndërtim e sipër, ra një skelë që dëmtoi dy kalimtarë, arrestuan shtetasit:
E. O., 41 vjeç, E. K., 41 vjeç dhe Z. K., 49 vjeç, të tre banues në Tiranë, të punësuar respektivisht punëtor ndërtimi, sipërmarrës dhe inxhinier, në firmën që kryente punimet për ndërtimin e pallatit.
Ditën e djeshme, në orën 10:00, në bulevardin “Gjergj Fishta”, dyshohet se për shkak të mosrespektimit të rregullave të sigurimit teknik në punë, nga kati i 13-të i pallatit në ndërtim, ka rënë një skelë metalike që dëmtoi 2 kalimtarë të rastit, shtetasit I. Sh., 38 vjeçe dhe H. L., 72 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve