Rrëzohet nga motori, humb jetën 45-vjeçari në Lushnjë

1 Dhjetor 2022 | 18:28

Një 45-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në qytetin e Lushnjës.

Policia tha se ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes në lagjen “Kadri Qystri” të qytetit ku shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K. ha humbur ekuilibrin mbi drejtimin e motomjetit  për shkak të një arresti kardiak. Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtohen rastet e infarkteve tek moshat e reja, mjeku: Janë disa shkaqe

Infarkti i miokardit nuk po kursen as të rinjtë. Mjekët kardiolog thonë se vitet e fundit, ato po hasen gjithmonë e më shpesh edhe tek...
17:42 | 01/07/2026

Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Në Gjirokastër në orët e mesditës të së kësaj të mërkure është shfaqur një zjarr problematik në zonën e Gërhotit. Flakët fillimisht përfshinë një sipërfaqe...
17:03 | 01/07/2026

Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë të mërkurën Shkupin dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut shkaktuan vërshime në disa zona urbane dhe rurale,...
16:22 | 01/07/2026