Rrëzohet pretendimi PD-së për shkarkimin e Peleshit me 79 vota kundër dhe 10 pro
Ka nisur zhvillimi i seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë. Fjalën e parë e ka marrë përfaqësuesi i PD-së, deputeti Ivi Kaso i cili ka prezantuar raportin e PD-së për arsyet e shkarkimit të Peleshit nga Kryetar Kuvendi.
Kaso në fjalën e tij ka thënë se Kryetari i Kuvendit që në nisje të detyrës së tij ka thënë se sipas tij Peleshi ka qenë i njëanshëm në funksion të detyrës.
“Niko Peleshi si kryetar Kuvendi ka treguar se ka qenë i njëanshëm në krye të funksionit të detyrës.Në dy seanca 16 dhe 18 shtator, vetëm 4 dhe 6 ditë pasi ishte betuar mbi Kushtetutë, zoti Peleshi ka konsumuar një sërë shkeljesh të rënda, të përsëritura dhe të qëllimshme, që nuk kanë pasur vetëm mbylljen e zërit të opozitës në parlament, por kanë cenuar autoritetin e organit më të lartë në një shtet demokratik. Kjo nismë për shkarkim nuk është aksioni i radhës për një opozitë, apo akt politik i zakonshëm por thirrje për një përpjekje të përbashkët për të ndaluar një rrëshkitje të rrezikshme të këtij kuvendi drejt një institucioni të heshtur, të nënshtruar dhe të zbrazët nga përmbajtja. Nuk kërkojmë ndëshkimin e një personi të vetëm por rikthim të standarteve institucionale.”-tha Kaso.
Pas Kasos pritet të flas Damian Gjiknuri nga pala e mazhorancës.
Ditën e djeshme PS nëpërmjet një raporti lidhur me shkarkimin, është shprehur se do ta rrëzojë kërkesën.
11:20– Peleshi në Kuvend: Problemi nuk jam unë, por mungesa e vullnetit politik
“Gjatë kësaj kohe mazhoranca ka folur 291 minuta ndërsa opozita 439 minuta. Fryma antagoniste dhe përçarese nga e cila nuk heqim dot dorë. Rregullorja nuk të le të fyesh, të pengosh fjalën e deputetëve apo të vendosësh të mos zbatosh masat disiplinore. Problemi nuk jam unë por mungesa e vullnetit për të u angazhuar në një sjellje politike.”-tha Peleshi.
11:17- Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit
Kuvendi rrëzoi me 79 vota kundër 10 vota pro dhe 0 abstenim kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit, Niko Peleshi.
11:06- Shkarkimi i Peleshit, Gjiknuri rrëzon pretendimet për “Diellën”: Ndihmë teknologjike
Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, ka folur këtë enjte në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me pretendimet e PD-së për të shkarkuar Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
“Pabesia u tha këtu urgjenca në lidhje me ndryshimin e rregullores. Rregullorja nuk është ligj. Ne jemi Kuvend sovran. Ne bëjmë rregullat tona. Njoftuam ngritjen e disa Komisioneve dhe kjo është bërë publikisht. Të gjitha palët kishin marrë masat për vendet në Komisione. Do të thotë, me vetëdije, e pranuat ndryshimin e rregullores. Ky është thelbi. Gjykata Kushtetuese thotë se rregullorja është akt sovran dhe akt normativ që e shtrin vetëm brenda këtij Kuvendi. Ndaj nuk është ligj që prek palë të treta. Palët duhet të njihen. Nuk barazohet rregullorja me ligjin.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:03 Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur
- 13:00 “Mos u ndalni kurrë së zhvilluari, mos u ndalni kurrë së thelluari” Mesazhi i Kryepiskopit Joani për studentët
- 12:58 Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara
- 12:56 Volkswagen planifikon mbylljen e fabrikave në Gjermani
- 12:52 Mbi 5 mijë viktima nga i nxehti në Gjermani
- 12:52 Dua Lipa rekomandon librin e Lea Ypit, “Free” për muajin korrik