“Rrini të qetë”, Blendi Gonxhe në SPAK: Isha për një verifikim

25 Korrik 2022 | 13:30

Blendi Gonxhe, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor është shprehur pas dëshmisë në SPAK se u pyet për një verifikim që nuk ka lidhje me insititucionin që drejton.

Ai nuk preferoi të jepte detaje nga çështja, por nënvizoi se është sekret shtetëror.

“Më pyetëm për diçka që s’ka asnjë lloj rëndësie. Nuk e justifikon as vrapin tuaj. Nuk mund ta them as çështjen, u pyeta për një verifikim të një situatë, nuk ka lidhje me drejtorinë që drejtoj. Rrini të qetë, më vjen keq që ju zgënjeva por nuk ka asgjë të re. Isha për një çështje që nuk lidhet me targat, është sekret hetimor. Nuk ka lidhje me asnjë tender, asnjë lloj gjëje dhe me asnjë institucion”, u shpreh ai.

Gonxhe qëndroi për më shumë se një orë në mjediset e brendshme të SPAK-ut.

Kujtojmë që dy vite më parë, Nisma Thurje kallëzoi në Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion Blendi Gonxhen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë.

Në kallëzimin e depozituar në SPAK, të cilin Euronews Albania pati mundësi ta shqyrtonte, Nisma Thurje i kërkon prokurorëve të hetojë “në mënyrë të thelluar gjithë procedurat e zhvillimit të tenderëve publik që lidhen me kompanitë që zotëron, apo lidhen me zotin Gonxhja”.

Nisma thotë se kompani private të qiradhënies së makinave, të cilat lidhen me Gonxhen, kanë përfituar në mënyrë të dyshimtë tenderë publik.

Gonxhja thuhet se zotëron kompaninë Albarent, e cila për pesë vite (2014-2019) ka përfituar nga buxheti i shtetit 20 milionë lekë (160 mijë euro).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)

Paralajmërimi i një dite më parë është konkretizuar këtë të enjte. Paralelisht me nisjen e seancës plenare në Kuvend, jashtë ambienteve të parlamentit ka rinisur...
09:32 | 02/07/2026

LIVE- Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona

Sot në orën 10:00 është zhvilluar organizimi i radhës nga protestuesit kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Qytetarët janë mblidhur para...
09:23 | 02/07/2026

Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat

Gjatë takimit me pensionistët, kryeministri Edi Rama ka paraqitur edhe një herë qëndrimin e qeverisë lidhur me politikat e investimeve të huaja në sektorin e...
08:48 | 02/07/2026