Pacientët shqiptarë po përballen këtë fillim viti me rritjen e çmimit të barnave, që për disa arrin deri në 150%.
Që prej 1 janarit qendra kombëtare e barnave ka nisur të emetojë pullat e reja të barnave, të cilat vijnë për pacientin me disafish më shtrenjtë.
Vendimi për tarifat e reja është marrë nga “Komisioni për çmimin e barnave” i mbledhur në nëntor të vitit 2023, pjesë e të cilit janë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësie, ajo e financave, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Agjencia Kombëtare për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore.
Ky komision bazuar në vendimin e këshillit të ministrave ka përcaktuar çmimet e reja me të cilat do të tregtohen barnat për vitin 2024, të cilat janë ndjeshëm më të shtrenjta se një vit më parë.
Kjo rritje është vënë re edhe nga qytetarët, të cilët kanë gjetur në farmaci të ndryshme të njëjtin ilaç, por me çmime të ndryshme.
Bisolvoni është një prej tyre. në vitin 2023, një kuti bisolvon kushtonte 286 lekë , ndërsa sasia e futur në treg nga 1 janari kushton 713 lekë, vlerë kjo e rritur me 150%.
Nag vëzhgimi i bërë në tregun farmaceutik shqiptarë, mësojmë se rritje të ndjeshme kanë pësuar edhe medikamente të tjera , të cilat gjejnë përdorim të gjerë në sezonin e virozave dhe gripit.
Të tilla janë Klacid, i cili kushton 488 lekë më shumë, mucosolvan , 162 lekë më shumë, yovita 255 lekë më shumë dhe forreac 270 lekë më shumë.
Në këto kushte kostoja e çdo sëmundje për pacientët shqiptarë në 2024 do të jetë disa fish më e lartë duke bërë që pagesat nga xhepi për shëndetësinë të tejkalojnë nivelin e 65% që ishte një vit më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rriten importet e barnave, vendi që kryeson për numrin më të lartë të tyre
- I dha ilaçet e gabuara 38-vjeçares, procedohet penalisht farmacistja në Tiranë