Rriten rastet e kancerit tek të rinjtë, mjekët fajësojnë stilin e jetesës
Rastet e sëmundjeve tumorale tek moshat e reja janë në rritje.
Mjekët theksojnë se trajtimi varet nga koha e diagnostikimit, ndërsa si faktor kryesor për shfaqjen e sëmundjes ata rendisin stilin e jetesës.
Në Spitalin Onkologjik në QSUT, pacienti më i ri i diagnostikuar këtë vit është një 17-vjeçar me melanomë, ndërsa një vajzë 23-vjeçare është trajtuar për kancer gjiri.
“Kemi pasur një djalë 17 vjeç me melanomë në stad të avancuar, që po trajtohet aktualisht, si dhe një vajzë 23 vjeçare me kancer gjiri, e cila u diagnostikua në fazë të hershme dhe e ka përfunduar trajtimin, duke vijuar ndjekjen”, thotë onkologia Anila Pema.
Mbijetesa varet nga faza e zbulimit
Mjekët theksojnë se ecuria e sëmundjes ndryshon nga rasti në rast, por diagnostikimi i hershëm rrit shanset për mbijetesë.
“Në varësi të llojit të sëmundjes, mbijetesa mund të shkojë disa vite. Ka pacientë në stade të avancuara që ndërruan jetë brenda 2-3 vitesh, por edhe të tjerë që pas trajtimit mund të rikthehen në një jetë normale për dekada. Ndjekja pas trajtimit është shumë e rëndësishme”, thotë onkologia Anila Pema.
Faktorët kryesorë të rrezikut
Mjekët vënë në dukje ndikimin e faktorëve mjedisorë, stilit të jetesës, ushqimit dhe stresit në shtimin e rasteve me sëmundje tumorale tek të rinjtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 17:17 SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës