Rriten rastet tek psikiatri, Reli: Vizitat janë dyfishuar në 5 vite

11 Mars 2024 | 17:35

Problemet e shëndetit mendor po gjejnë përhapje të gjerë në Shqipëri. Mjekët Psikiatër thonë se nga viti në vit numri i pacientëve të tyre vjen në rritje, por fatmirësisht mbizotërojnë problemet e lehta dhe jo ato madhore.

“Për shkak të vet kohës që është e ngarkuar kemi shtim të rasteve. Po të flasim për 5 vite më parë duke mos harruar dy trauma të mëdha, tërmeti dhe covid pa frikë janë dyfishuar vizitat”,- tha Arjana Reli psikiatre.

Shëndeti mendor nuk është më tabu. Qytetarët kërkojnë ndihmë, tek profesionistët dy herë më lehtë se më parë.

Ende ka njëlloj stepje për të mos e pranuar deri në fund problemin por dhe mesa duket ne profesionistët jemi pak krahasimisht me fluksin që duhet të përballojmë”,-tha psikiatrja.

Por çfarë po i shqetëson më shumë shqiptarët që shkojnë tek psikiatri?

Vazhdon të kryesoj gjendja e ankthit me çrregullime karakteristike të gjumit të humorit përqendrimit, apo ankesa të tjera si marramendja, humbje të oreksit, po haset në gjitha moshat me predominim moshën aktive të rinjtë”,-iu shpreh psikiatrja.

Edhe pse trendi i viteve të fundit për të përdorur masivisht dhe pa recetë mjekësorë medikamente qetësues ka ndryshuar, sërish ato janë në krye të listës së barnave më të shitura.

 “Vetë popullata është e informuar dhe e frikësuar për medikamentet që krijojnë varësi për të mos shkuar dhe mos e marr dhe pastaj, është barriera e farmacistëve për ti dhënë, por këto medikamente kryesojnë shitjet”, tha Arjana Reli.

Veç faktorëve social ekonomik, mjekët fajësojnë edhe ndryshimet klimatike kur bëhet fjalë për problem të shëndetit mendor. Ata thonë se këtë vit Shqipëria kaloi nga një vjeshtë e gjatë në pranverë duke tejkaluar dimrin që  nga profesionistët e shëndeti konsiderohet si një periudhë e qetësimit të këtyre sëmundjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Historia e pazakontë e mbrojtësit që ndaloi Spanjën, ftesën e mori në LinkedIn

Ndeshja Spanjë–Kepi i Gjelbër ka hyrë tashmë në historinë e futbollit, jo vetëm për rezultatin, por edhe për rrjedhën dhe historitë që solli në fushë....
14:36 | 16/06/2026

SpaceX hyn fuqishëm në AI, blen Anysphere për 60 miliardë dollarë

SpaceX po thellon hyrjen në fushën e inteligjencës artificiale me marrëveshjen e saj më të madhe deri më tani, duke arritur një blerje prej 60...
14:29 | 16/06/2026

U arrestua në Borsh, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Moisi Habilajn

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Moisi Habilajn, i cili u arrestua nga policia në bregdetin e Borshit më...
13:31 | 16/06/2026