Mjeku psikiatër: Dua ta sqaroj ‘kokë më kokë’ Berishën, është keqinformuar
Sadik Lala, mjeku i Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit deklaroi se do të dëshironte që ta takonte kryedemokratin, për ta sqaruar në lidhje me incidentin e ndodhur dhe pacientin e tij.
Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Shehu u shpreh se Berisha është keqinformuar.
“Nuk kam linja komunikimi me profesorin, por do të ishte kënqësi e veçantë ta takoja kokë më kokë. Si të dëshirojë, apo ku të dëshirojë që ta sqaroj, ose është keqinformuar, ose mbase është pasojë.
Ne mjekët i marrim shumë seriozisht dëmtimet, traumat e kokës, ka qenë goxha traumë. Me shumë kënaqësi do t’i jepja të gjithë sqarimet e nevojshme kokë më kokë nëse ka nevojë dhe jam i bindur që është i keqinformuar. Do dalë gjithçka në shesh”, theksoi ai.
Gert Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.
Ai goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.
Shehu u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.
Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi.
Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Berisha ka akuzuar Ramën për ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)