Psikiatri: Sali Berishën e kam pasur profesor, agresorin e tij e kam pacient
Sadik Lala, mjeku i Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit, thotë se kryedemokratin e ka pasur profesor në fakultet.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Lala u shprehu keqardhjen për ngjarjen e ndodhur.
“Sqarimi është ky. Nuk dua ta takoj askënd, qoftë për arsye etike, qoftë për arsye personale. Unë e kam thënë edhe më herët, Berishën e kam pasur profesorin tim. Ruaj respektin më të lartë si profesor, padiskutim.
Më dhemb në shpirt si për babain tim me atë që ndodhi. Nuk mund të rri pa përmendur edhe djalin i cili kreu këtë vepër kriminale. Më vjen keq edhe për Gertin, edhe për profesor Berishën”, theksoi ai.
Gert Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.
Ai goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.
Shehu u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.
Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi.
Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Berisha ka akuzuar Ramën për ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve