Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë
Për të blerë një apartament apo pronë në qytetin e Korçës sot kushton më tepër së vitet e kaluara.
Sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme rritja është e dukshme, ku metri katror sot kushton afro 100-150 euro më tepër.
“Çmimet relativisht janë rritur, në rast se krahasojmë me para dy vitesh janë rritur me 100-150 euro metro katror në apartamentet e reja që janë ndërtuar. 1:08 është bërë një bum ndërtimesh, realisht ky vit ka qenë bum ndërtimesh, si për banesa ashtu dhe për bujtinat, bizneseve, hoteleve “, thotë Xhevi Dervishi, agjent.
Indikatorët që kanë sjelljen rritjen e çmimit janë të ndryshëm, ndërkohë që blerësit më të shumtë janë emigrantët apo investitorët për biznese.
“Indikatorët që ndikojnë në rritjen e çmimit është rritja e materialeve të ndërtimit, është pjesa e kërkesës se larte për blerje, gjithashtu dhe numri i ulët i pronave në shitje. Sepse kemi momentalisht me pak prona ne treg sesa kemi kërkesa”, thotë Gerhard Kreka.

“Nuk po blihet vetëm për banim për jetese, për të plotësuar kushtin e jetesës por blihet e për investim. Po kthehen shumë apartamente në shtëpi pushimi apo po blejnë shumë qytetarë jashtë Korçës të cilët ecin me parimin të kemi një pronë në Korçë”, shton Kreka.
Sipas parashikimeve, çmimi i pronave do të vazhdojë të jetë në rritje.
Në dy vitet e fundit janë ndërtuar rreth 600 apartamente në Korçë.
Euronews Albania kontaktoi me 5 agjenci të pronave në juglindje, ku të marra bashkë të gjitha prej tyre kanë shitur 109 prona në Janar 2021.
Në muajin që sapo lamë pas shihet një tendencë rritjeje, ku të gjitha këto agjenci (të përllogaritura bashkë) kanë shitur 220 prona, kryesisht banesa.
Çmimin i metrit katror për banesë në 2021 ka qenë 470 euro, ndërkohë në 2022 shkon deri në 600 euro m2.
Rritje kanë pësuar edhe objektet tre katesh, rezidencat apo ambientet e bizneseve.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit