Rritet çmimi i biletës për transportin urban në Vlorë

28 Prill 2022 | 14:41

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar sot rritjen e biletës për transportin urban publik. Mësohet se përfaqësuesi i firmës e ka bërë këtë kërkesë në mbledhjen e sotme, edhe pse nuk ka qenë fare në rendin e ditës.

Rritja me 33% e çmimit të biletës, jo vetëm që nuk ka qenë në rendin e diskutimeve të këshilltarëve vlonjatë, por edhe është pranuar pa kushte.

Banorët e qytetit bregdetar janë ankuar shpesh për kushtet e këqija në urban dhe mjetet e amortizuara. Çmimi i biletës për transportin urban nga 30 lekë të reja, tashmë do të jetë 40 lekë të reja.

E njëjta vlerë paguhet dhe në Tiranë, për këtë shërbim. Vlonjatët janë shprehur shpesh në media për kushtet në të cilat ndodhet ky shërbim publik por në dorën e privatit. Nuk dihet nëse me rritjen e çmimit të biletës, firma private që ka transportin urban në Vlorë ka parashikuar të kryejë investime.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026