Rritet fluksi në kufi për Pashkë, mijëra qytetarë kthehen nga Greqia
Fluksi në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës, Qafë Thanës dhe Kakavijës është rritur ndjeshëm gjatë festës së Pashkëve, kryesisht nga shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe kthehen për të festuar me familjet.
Në Kapshticë dhe Qafë Thanë, qytetarët raportojnë kalim më të shpejtë krahasuar me më parë, falë sistemit të kontrollit elektronik që ka eliminuar vulosjen e pasaportave.
Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Kufirit në Qarkun e Korçës, gjatë katër ditëve të fundit në Kapshticë dhe Qafë Thanë kanë hyrë mbi 30 mijë shtetas. Kapshtica kryeson me 18,205 hyrje, ndërsa në Qafë Thanë janë regjistruar 11,941 hyrje.
Ndërkohë, në Kakavijë vijon fluksi i lartë në të dyja anët e kufirit. Gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 10,076 shtetas, nga të cilët 6,838 në hyrje dhe 3,238 në dalje, si dhe 3,358 mjete.
Autoritetet bëjnë me dije se pala shqiptare operon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala greke me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Megjithatë, procedurat e reja për hyrjen në zonën Shengen kanë sjellë vonesa në sportelet e palës greke në Kakavijë.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie