Rritet mosha mesatare në Shqipëri, gazetari: Jemi barazuar me BE, po ikin të rinjtë

28 Qershor 2024 | 21:07

Të dhënat zyrtare të censit të publikuara sot treguan se popullsia e Shqipërisë është tkurrur në 2,4 mln banorë, ndërsa mosha mesatare e popullsisë është rritur në 42 vjeç.

Gazetari Neritan tha në emisionin Review në Euronews Albania se plakja kaq e shpejt e Shqipërisë tregon se brenda këtij 10-vjeçari humbje masive i kemi te moshat nën 35 vjeç.

Me të dhënat e fundit, argumentoi ai, Shqipëria që ishte një nga vendet me moshë më të re mesatare në Evropë është barazuar me moshën mesatare të Evropës që është 42 vjeç.

“Ajo që më bëri përshtypje është rritja e shpejtë e moshës mesatare në Shqipëri, nga 35, 3 në 42, 5 në 7 vite, çka tregon se në këtë 10-vjeçar humbjet masive i kemi te moshat nën 35 vjeç. Censi kur llogarit popullsinë bazohet te faktori lindje vdekje, emigrim, migrim këta 4 komponentë përbëjnë strukturën e  popullsisë që pasqyrohet në cens. Rritja e shpejtë e moshës mesatare tregon se Shqipëria është plakur dhe ka shkuar në nivelin e moshës në Evropë që është 42 vjeç. Në vende si Shqipëria dhe Kosova që kanë pasur moshë mesatare me të re se vendet e tjera të Evropës ka një rritje shumë të shpejtë të moshës mesatare që tregon se po na ikin të rinjtë. Nëse pas viteve ‘90 emigrimi masiv ishte i përligjur, largimi i të rinjve në këtë moment tregon për një gjendje të dëshpëruar”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026