Rritet ndjeshëm prodhimi i energjisë, shtohen eksportet në rajon

5 Maj 2026 | 21:52

Gjatë tre muajve të parë të vitit, Shqipëria ka prodhuar mbi 3 teravat orë energji elektrike, rreth 70% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas një raporti të Komunitetit të Energjisë, kjo rritje është nxitur kryesisht nga reshjet e shumta, që kanë rritur prodhimin nga hidrocentralet në rreth 3.27 teravat orë.

Rritja e prodhimit ka sjellë edhe shtim të eksporteve drejt vendeve fqinje si Greqia, Kosova dhe Mali i Zi. Shqipëria ka regjistruar një rritje neto të eksporteve prej rreth 1.2 teravat orë krahasuar me një vit më parë.

Struktura e prodhimit, e bazuar pothuajse tërësisht në burime hidrike, e bën energjinë shqiptare më konkurruese në tregjet rajonale. Gjithashtu, kjo energji nuk i nënshtrohet kostove shtesë të mekanizmit europian të karbonit, duke i dhënë vendit një avantazh krahasues.

Megjithatë, raporti paralajmëron për sfida në stabilitetin e rrjetit dhe koordinimin rajonal për shkak të rritjes së flukseve ndërkufitare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026