Rritet numri i të shëruarve në RMV, gjashtë viktima nga Covid-19

24 Janar 2021 | 16:57

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë së Veriut bën me dije se gjashtë pacientë të infektuar me Covid-19 kanë ndërruar jetë.

Në raportin ditor të shpërndarë për mediat thuhet se janë kryer 14665 testime të dyshuara për coronavirus, ndërsa 183 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Tregues tjetër, i cili shihet si pozitiv mbi pandeminë është edhe numri i të shëruarve. Sipas MSH-së, në orët e fundit listës totale të të shëruarve i janë shtuar 1731 persona.

Rastet aktive në vend janë afro 10 000, kurse numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2785.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026