Rritet sërish numri i rasteve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 8 persona vdesin në 24 orë

8 Korrik 2020 | 13:47

Është rritur sërish numri i rasteve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë në RMV bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1794 teste, nga të cilat kanë rezultuar pozitive me COVID-19, 163 raste.

Shkupi mbetet vatra e infeksionit, me 87 raste. Ndërkohë, në 24 orët e fundit, 8 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.

Që nga nisja e epidemisë, 7406 persona janë infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 359.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026