Rritet vala e emigrantëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme në SHBA

22 Shtator 2023 | 11:12

Autoritetet amerikane të imigracionit raportuan një rritje të konsiderueshme të kalimeve të paautorizuara kufitare në kufirin SHBA-Meksikë të enjten, veçanërisht në qytetet e Teksasit, si Eagle Pass, ku kryetari i bashkisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Oficerët e Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara kapën rreth 9000 emigrantë përgjatë gjithë kufirit brenda 24 orëve, njoftuan mediat amerikane të mërkurën.

Rritja e dukshme e emigrantëve në Eagle Pass i kufizoi aftësitë e qytetit për të përballuar situatën.

Të mërkurën në mbrëmje, midis 500 dhe 800 emigrantë, kryesisht nga Venezuela, prisnin në zyrat e Patrullës Kufitare në Eagle Pass.

Pas rritjes së numrit të kalimeve të paautorizuara të emigrantëve, kryebashkiaku i qytetit Eagle Pass, Rolando Salinas Jr. shpalli gjendjen emergjente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026