Rritja e pagave, Ibrahimaj: Synojmë përmirësimin e hierarkisë në administrata
Ministrja e financave Delina Ibrahimaj tha para Kuvendit se është e privilegjuar nga reforma e cila po sjell rritjen e pagave.
Në seancën e sotme plenare, kur pritet të diskutohet votimi i projektligjit që parashikon rritjen e pagave për Presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe administratën publike, Ibrahimaj tha se fillimisht rritja e pagave është bërë për mësuesit dhe infermierët, pra sipas saj ëhstë bërë rritja në pozicionet ku ishte më e domosdoshme.
Ndërsa tani synohet të krijohet një piramidë në hierarkinë e pagave në përputhje me pozicionet dhe me përgjegjësinë e tyre.
“Sot ndihem e privilegjuar që vij para jush duke sjellë të finalizuar një punë të gjatë dhe hapin më të rëndësishëm në aplikimin e një reforme të plotë dhe të domosdoshëm të pagave në administratën publike. kjo reformë do të përfshijë të gjithë hirearkinë e administratës shtetërore në të gjithë sektorët e saj dhe besojmë se do shoqërohet edhe me rritjen e pagave në sektorin privat.
Bazat e kësaj reforme u hodhën në vitin e kaluar duke rritur pagën minimale, ne do vazhdojmë me rritjen e pagës minimale deri në 45 mijë lekë. Kjo tregon interesin sonë për mirëqenien. Gjatë vitit të ardhëshëm paga mesatare në administratën publike pritet të arrijë nivelin 900 euro.
Kjo është një rritje e konsdiderueshme, ne në 10 vite do arrijmë që pagën ta rrisim me 140%. Synojmë të përmirësojmë hirearkinë e pagave të amdinistratës publike, duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për të mbajtur individët e kualifikuar në administratën publike”,-tha Delina Ibrahimaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë