Rritja e pagës mesatare me 20% në shtet dhe 14% në privat

13 Shtator 2023 | 08:51

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit paga mesatare ne vend arriti nivelin 70. 905 lekë ose 16.9% më shumë se e njëjta periudhë vitin 2022.

Rritja për pagat në shtet është me 20%, ndërsa niveli mesatar është 82 200 lekë nga 68.2 mijë lekë. Më i rezervuar është treguar sektori privat ku rritja ishte me 14%, për të arritur në 65.9 mijë lekë nga rreth 57 mijë lekë.

Qeveria synon që pagën mesatare ta çojë në 900 euro dhe ka premtuar edhe rritje te tjera për sektorin publik gjatë vitit 2024.

Gjatë tremujorit të dytë 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.

—A është respektuar kjo përqindje në shumicën e bizneseve, kompanive apo më së shumti ka funksionuar në sektorin publik?

— Si ka ndikuar në xhepin e qytetarëve rritja e pagës mesatare? Po në ekonomi?

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026