Rritja e të infektuarve me Covid-19, RMV-ja vendos rregulla të reja

28 Tetor 2020 | 20:37

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka miratuar ndryshimet në “Ligjin për Sëmundje Ngjitëse”, ku tashmë mbajtja e maskave për qytetarët bëhet e detyrueshme gjithkund nëpër vende publike.

Me ndryshimet e fundit ndalohet edhe grumbullimi i më shumë se katër personave në vende publike pas orës 22:00.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u tërhoq nga propozimi për ndalesën për prani të më shumë se katër mysafirëve në shtëpi, pasi opozita maqedonase reagoi se është antikushtetuese, që policia të hyjë nëpër shtëpi për kontroll, pa urdhër gjyqësor.

Maqedonia e Veriut ka pasur një bilanc të rëndë në betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Autoritetet njoftuan se 14 persona kanë humbur jetën, ndërkohë janë evidentuar 870 raste të reja nga 2 647 testime të kryera në total. Vendi fqinj që prej fillimit të pandemisë numëron mbi 960 viktima nga COVID-19.

Lexoni gjithashtu: 

Rekord i ri në Maqedoninë e Veriut, 870 të infektuar dhe 14 të vdekur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026